-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: Qumështi, djathi dhe vezët rritje me 28%

Kryesoret

Raporti i INSTAT tregon se në muajin shkurt 2023 çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve pësuan rritje vjetore me 28%, ritmet më të larta se në të gjithë artikujt e tjerë të shportës. Në krahasim me muajin e kaluar çmimet e qumështit dhe djathit u rriten me 1.4 për qind.

Grupi i dytë me rritjen më të madhe te çmimeve ishte “vajra dhe yndyrna” me rritje vjetore 17.4 %, i ndikuar po nga qumështi për shkak të rritjes së lartë të çmimit të gjalpit nga prodhimi vendas.

Në muajin shkurt, peshku ishte i treti për nga norma e lartë e rritjes së çmimit, me 16.3% në krahasim me shkurtin 2022. Më tej, buka, mishi dhe sheqeri dhe ushqimet e tjera të përpunuara u rriten me ritme dyshifrore 13-15%.

Në pjesën dërrmuese të 46 grupeve të mallrave dhe shërbimeve rritja e çmimeve ka qenë në rekorde historike mbi objektivin e inflacionit të Bankës së Shqipërisë 8.3 për qind.

Nga shërbimet, rritjen më të lartë e kishte sektori i transportit me 9.3%, si rrjedhojë e rritjes së çmimit në naftës në rekorde historike pas luftës në Ukrainë.

Në të kundërt ishin vetëm pak artikuj që kishin pësuan ulje të çmimeve. Mjetet e transportit, shërbimet e argëtimit dhe pjesët audoivizive dhe frutat shënuan ulje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit