-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mësuesja tregon çapkënllëqet e Luizit, çfarë bëri mbrëmjen e maturës?

Kryesoret

Valeria Rakaj, e cila ka dhënë mësim në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër lëndët kimi dhe biologji, zbuloi për herë të parë disa detaje nga jeta e Luizit gjatë arsimimit.

Ajo tregoi se të dy banorët e “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli dhe Tan Brahimi, po jo vetëm, kanë qenë nxënës të shkëlqyer për të cilët janë krenuar.

Mësuesja u shpreh e Luizi ka qenë një ndër më të veçantit e shkollës, ku me humorin e tij dhe zgjuarsinë arrinte të fitonte zemrat e të gjithëve.

Madje në mbrëmjen e maturës ai ka imituar mësuesit e shkollës, dhe sa herë shihnin grupe nxënësish duke qeshur nga mbrapa fshihej Luizi.

“Luizi ishte një ndër të veçantit e shkollës dhe është shumë i zgjuar dhe i dashur. Me një humor që po e tregon, me batuta e të gjitha. Të gjitha i ka pasur, madje të trashëguara sepse nëna e tij ka punuar me ne tek konvikti i shkollës dhe kishte humor.

Asaj i shkonte çdo gjë. Luizi ishte i lëvizshëm, por i shkonte çdo gjë pasi i bënte me lezet dhe humor, që të vinte para mirësisë së mësuesit për tolerim. Ai ngaqë kishte humor dhe ishte kudo ku ishin njerëzit.

I shihnim duke qeshur të mbledhur nxënësit  dhe e dinim që po i bënte Luzi për të qeshur. Në mbrëmjen e maturës së klasës së Luizit, imitoi mësuesit me lezet dhe dashamirësi”, u shpreh ajo në “Shqipëria Live”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit