-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga gomoja në listat e suksesit, historia frymëzuese e të resë shqiptare

Kryesoret

Pas shumë artikujve “të zi” për përfshirjen e shqiptarëve në botën e krimit ndërkombëtar, një tjetër shqiptare ka treguar se emigrantët mund të jenë vlerë e shtuar.

Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe në sy bie edhe emri i shqiptares Kristiana Çela.

E reja, e njohur në platformat sociale si Krissy Çela, renditet mes të rinjve me potencial për të transformuar biznesin dhe shoqërinë.

Ajo ka treguar në rrjetin e saj në Instagram, se ka shkuar në Britani bashkë me familjen e saj me kamion dhe sot ka bërë histori. Pasioni për palestrën e ka kthyer atë në një ndër vajzat e reja që influencojnë miliona gra dhe vajza në botë për të ndryshuar jetën e tyre dhe mënyrën e jetesës.

Llogaria në Instagram e Kristiana Çelës numëron sot 3.1 milionë ndjekës dhe videot e saj nga palestra janë tepër virale. Rreth gjashtë vite më parë ajo ka themeluar me mikun e saj të palestrës Jack Bullimore, një aplikacion për ushqimin dhe ushtrimet fitness.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit