Ministri i Mbrojtës Niko Peleshi së bashku me ambasadoren Yuri Kim dhe Komandanten e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Gjeneral brigade Lisa Hou kanë dalë në një konferencë mediat për të diskutuar për fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në sektorët më prioritarë të mbrojtjes.
Mes të tjerash Peleshi foli edhe për agresionin rus në Ukrainë duke thënë që bashkoi të gjithë botën
E drejta mblodhi rreth vetes koalicionin më të madh jo vetëm në numër por edhe në cilësi. Në krah të Ukrainës janë e gjithë bota.
Me thënë të vërtetën edhe brenda kësaj bote ka pasur dallime. Por siç e thotë edhe populli çdo e keqe ka edhe të mirën. Agresioni rus ka të mirë bashkimin e vendeve.