Policia e Shtetit sekuestroi sot 150 mijë euro dhe rreth 165 mijë paund britanik të fshehura në një kamion.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shuma”, është vënë në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte paratë dhe tentoi t’i fuste ato në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit, pa i deklaruar, Dritan Hallkokondi 53 vjeç, banues në Tiranë.
Shumat e konsiderueshme të parave u gjetën në çanta brenda një kamioni që po hynte në Republikën e Shqipërisë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të mjetit të transportit të mallrave, si dhe ka bërë sekuestrimin e parave të padeklaruara.