-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama deklaroi rritjen e pagave për mjekët, Alimehmeti: Premtim bosh për fushatë

Kryesoret

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave të mjekëve.

Në një komunikim për mediat Alimehmeti tha se deklarata ishte një premtim bosh për fushatën elektorale.

Fjala e plotë:

Nga Kongresi i parë politik i Shëndetësisë, që mund të quhet edhe “i vazhdimësisë së propagandës”, kryeministri Rama, tha se, më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja bruto në rrogë.
Çfarë po ndodh: Rama nuk e mban mend apo nuk merakoset për atë që ka thënë një muaj, një vit apo katër më parë?
Pikërisht para katër vitesh, ai u taksi një bonus mrekullibërës mjekëve specialistë, duke ua deklaruar rrogat nga 2 deri në 2500 euro.
“Nuk kanë nevojë të shkojnë në Gjermani, sepse edhe taksat atje i kanë më të larta”, shprehej kryeministri, i cili nuk kuptohet më kur e ka seriozisht dhe kur bën shaka.
Shakaja e tij e fundit, rrogat sa në Gjermani, më 19 shkurt 2019, rikthehehet sot pas katër vjetësh, ne te njëjtën periudhe, para të njëjtës fushate zgjedhjesh vendore, por në një formë tjetër.
Ajo që duhet theksuar është se kryeministri e ka ulur stekën sivjet: para katër vitesh thoshte se do i bënte rrogat sa Gjermania, tani thotë se do të arrijë nivelin e Serbisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit