Kryeministri Edi Rama sot i ka çuar një mesazh të fortë Arben Ahmetajt.
Ish-numri dy i qeverisë pak ditë më parë i kërkoi shefit të qeverisë që të mos bëjë rolin e gjyqtarit në dosjen e inceneratorëve që Ahmetaj është akuzuar publikisht nga opozita si i përfshirë. Por sot, Rama i ktheu një përgjigje të fortë.
“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin” tha ai.
Por çfarë di Edi Rama që nuk e tregon kur tha se nëse do të ishte gjykatës gjërat do të përfundonin më keq?