Vajza në foto është Erisilda Abedini, 22-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e Saukut.
Ajo ishte në mjet me Klevis Ruçajn dhe Sikela Përrojin, që fatkeqësisht humbën jetën.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes ku automjeti tip ‘Audi’ si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara mori përpara barrierën dhe ra nga mbikalimi i Saukut.
Drejtuesi i automjetit vetëm 20-vjeç ishte pajisur me patentë para më pak se një viti dhe ishte gjobitur 5 herë për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari dhe moszbatim të sinjalistikës. Por si i shpëtoi policisë pa iu hequr patenta me gjithë këto shkelje?