Mëngjesin e sotëm ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërtesa aktualisht shërben për mbajtjen e dokumentacionit të tatimeve për Librazhdin.