13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrufe në qiell të hapur! Pse i shkriu Rrumbullaku shefat e krimit?

Kryesoret

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku vendosi sot që të shkrinte strukturat vendore të Krimit Ekonomik, të cilat nuk do të jenë funksionale deri në hyrjen në fuqi të Strukturës së re të Policisë së Shtetit.

“Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të Policisë së Shtetit, të gjithë drejtuesit vendor të Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Kjo për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit” tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë takimit me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor, ku gjithashtu u konfirmua se janë pezulluar të gjithë drejtuesit e këtij sektori.

Ministri Çuçi kërkoi vëmendje të shtuar ndaj luftës kundër kanabisit, duke paralajmëruar se për çdo parcelë të konstatuar nga agjenci të tjera do të mbajnë përgjegjësi personale drejtuesit vendor.

Gjithashtu ai i kërkoi drejtuesve të policisë angazhim të strukturave inteligjente dhe ato të Rendit, për mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor të 14 majit, duke parandaluar dhe goditur me, çdo tentativë për shit-blerje vote.

Furtunë në polici! Pezullohen të gjitha shefat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit