-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Përmbytje të frikshme nga shiu në lagjet e Lezhës, e pamundur të ecësh në këmbë!

Kryesoret

Reshjet e dendura te shiut me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në Lezhë. Vërshimi i ujërave solli përmbytje në blloqet e banimit “11 janari” dhe 11.2 hektarë te lagjes “Besëlidhja”.

Niveli u ujit arriti deri ne 30 cm duke bllokuar hyrjen e disa pallateve, si dhe u krijua vështirësi në lëvizje për këmbësoret dhe automjetet ne keto blloqe banimi.

Situata e krijuar vuri menjëherë në lëvizje Drejtorinë e Shërbimeve Publike ne Bashkinë Lezhë. Punëtoret e shërbimeve ndërhyn në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin  e shpejtë të ujërave.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.

Ky problem pritet të marrë zgjidhje me zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujerave të bardh dhe të zeza, Investim që pritet të nisë se shpejti më financim te KFW-së Gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit