Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin. Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës.
Kësaj radhe seanca u shty pasi Prokurori i çështjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.
Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe caktoi datёn 20 mars 2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs.
Prej 2 shkurtit të 2022 Saimir Tahiri është në burg.