-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erë dhe stuhi! Turisti gjerman ngec në grykëderdhjen e Vjosës

Kryesoret

Një turist gjerman është shpëtuar në grykëderdhje të lumit Vjosë, ku kishte ngecur në cekëtinë. Policia shqiptare është vendosur në lëvizje pas sinjalizimit nga pala gjermane, pasi turisti kishte humbur kontaktet me familjen, e cila kërkoi ndihmë.

Ai ishte nisur me mjet lundrues veliere nga Korfuzi në drejtim të Sllovenisë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat detare të Shqipërisë.

Pas disa orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i mjetit lundrues në cekëtinë, në grykëderdhje të lumit Vjosë, së bashku me kapitenin, të cilit iu dha ndihma e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit