Joni dhe Mario, shokët e fëmijërisë së Luiz Ejllit, një nga personazhet më të komentuar të dy muajve të fundit, janë pyetur nëse këngëtari luan bixhoz.
‘Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashetheme Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin’ u shprehën shokët e tij për Glamour Zone.
Ato u pyetën edhe për lidhjen e shumëpërfolur e Luizit me moderatoren Kiara Tito dhe momenti kur miku i tyre u cilësua si i dhunshëm nga opinionistët.
“Është ekzagjeruar. Luizi zgjodhi që të luajë në atë mënyrë me të dashurën e tij sepse kanë koefidenca. Mendoj se nuk do të zgjidhte asnjë konkurent tjetër për ta luajtur atë lojë.
Në asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë, sepse Kiara nëse do të donte mund t`i fliste dhe ta prishte lojën. Përkundrazi, Luizi është pak frikacak” thanë miqtë e tij.