Ilir Meta zhvilloi një tryezë për arsimin parauniversitar në vend, problemet me të cilat përballet në mandatin e tretë të qeverisë Rama. Në 14 Maj, tha Meta, situata do të ndryshojë. Ish-presidenti mori shembull qytetin e Elbasanit.
“Dallimi më i fortë në 14 Maj do të jenë në Elbasan, qytet që falë “Rilindjes” u shndërrua në qytetin më të kriminalizuar të vendit. E ktheu edhe në qytetin e dytë më të varfër të Shqipërisë.
Qytet që ka potenciale të jashtëzakonshme për të qenë një ndër qarqet më të begata të Shqipërisë. Kandidati është me cilësi të jashtëzakonshme, si Luçiano Boçi” tha ai.