-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet e lokalit të Fation Muratit, mik i Endrit Dokles, të bërë shoshë nga plumbat

Kryesoret

5 Pyetjet.al ka arritur të sigurojë pamjet e para pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur e vdekur një grua, e cila punonte banakiere në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa janë plagosur edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe një fëmijë, i cili ka marrë plagë në këmbë.

Lokali ku ka pasur të shtëna me armë zjarri rezulton në pronësi të Fation Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar pasi u kap në një makinë me Endrit Doklen.

Të shtënat te ‘Don Bosko’, vdes banakierja e lokalit, mes të plagosurve edhe 1 fëmijë

Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua ishte në praninë e Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles.

Atentati me 1 të vrarë e disa të plagosur te “Don Bosko”, pronari i lokalit eksponent i krimit

Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit