-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kam dhimbje torturuese”/ Dyshohet se u helmua në burg, ish-Presidenti në gjendje të rëndë

Kryesoret

Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, në një intervistë për Sky News ka folur për gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka treguar se po përballet me një situatë të vështirë, duke thënë se e sheh vetën shumë pranë vdekjes.

Tashmë Saakashvili ndodhet në spitalin ku transferua nga burgu, pasi pretendoi se ishte helmuar.

“Perëndimi po vëzhgon nga afër se çfarë ndodh me Saakashvili, duke e lexuar atë si një shenjë të besnikërisë së vërtetë të vendit ndaj Rusisë ose Evropës”, shkruan Sky News.

Edhe pse ekipit të medias nuk iu lejua të futej në spital, arriti të merrte një intervistë nga ana e tij.

Për sa i përket shëndetit të tij ai tha: “Gjithë kohën jam në shtrat, më shpërbëhen kockat dhe më jep dhimbje torturuese”.

Po ashtu ai dha një paralajmërim për popullin e Gjeorgjisë pas ditëve të protestave kundër ligjeve të reja të kritikuara si pro-ruse.

“Qëndroni shumë vigjilentë, bëhuni gati për t’u mobilizuar në një kohë të shkurtër, për shkak të hakmarrjes së regjimit të oligarkëve”, ka thënë ai.

Ndër të tjera avokati i tij Shalva Khachapuridze tha se gjendja e klientit të tij po përkeqësohet çdo ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit