Sanitarja Rozeta Dobi ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro nga ish-zyrtarja Alda Klosi me qëllim që të fshihte në banesën e saj shumat e mëdha të parave. Dobi ka treguar se Klosi dispononte diosda pasuri, ndërsa për vjedhjen e parave kërkonte të fajësonte ish-bashkëshortin.
Dobi: A. Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratë, më premtoi edhe tharrëse rrobash
Sanitarja Rozeta Dobi ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro nga Alda Klosi me qëllim që të ruante në banesën e saj shumat prej më shumë se 500 mijë euro që I mori në banesën e ish-zyrtares.
“Pasi mora paratë. kam vajtur në banesën e Aldes, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rremujë të enjten, kam pastruar shtepinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blejë”.
Dobi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë me detaje për shumat e mëdha të parave që ajo pretendon se nuk I vodhi por ia dha vetë Klosi pas konflikteve që ajo kishte me ish-bashkëshortin.
“Deklarimet që une kam dhënë në momentet e para të pyetjes si deklarues dhe person nën hetim, nuk janë të vërteta.
Ato i kam dhënë në atë formë pasi nuk e besoja që situata do të arrinte deri këtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, që nuk do të arrinte deri këtu, pasi ne e kishim lënë që të fajësonte bashkëshortin, pasi ajo e donte patjetër në burg.”/abc