Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi dy varka u përmbysën pranë plazhit Blacks në Kaliforni. Mediat e huaja raportojnë se, anijet besohej se ishin ‘varka kontrabande’.
Departamenti i Shpëtimit nga Zjarri i San Diegos tha se iu përgjigj një telefonate në orën 23:30 të mbrëmjes së kaluar në plazh në kontenë San Diego.
Dy varkat panga (skaf) u panë të përmbysura në ujë. Një grua, e cila thuhet se ishte në njërën nga varkat dhe tregoi se kishte udhëtuar nga Meksika, telefonoi 911 për të raportuar ngjarjen.
Oficerja e policisë Sarah Foster tha se gruaja u tha dispeçerëve se nëntë ose 10 persona mund të ishin në ujë nga anija që u përmbys. Sipas telefonuesit, tetë persona që udhëtonin në varkën ku ajo ishte, kishin arritur në breg.