Emanuel Sala është mes gjashtë të plagosurve sonte në Tiranë. Babai i tij i tronditur në derën e spitalit tha se ka marrë dy plumba.
“Kam djalin. Emanuelin. Është më mirë. Ka shpëtuar, është jashtë rrezikut për jetën. Po pinte kafe. Ishte në lokalin e lagjes. Ka marrë dy plumba” tha ai.