Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin tonë. Një fëmijë 7 vjeç është përplasur nga një automjet afër xhamisë së Shkodrës, përtej urës së vjetër të Bunës.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërsa i mituri u dërgua në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.