-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i hap rrugën ndërtimit të urës mbi Bunë

Kryesoret

Qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zbuloi detajet.

“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për ti aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km.

Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.

Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë investimet midis të dy vendeve. Rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50” tha Balluku.

Marrëveshja u finalizua pak ditë më parë në mbledhjen e dy qeverive, Shqipërisë dhe Malit të Zi në Podgoricë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit