Nga humbja edhe mëson dhe kjo duket se ka ndodhur me Lamine Yamal. Pas eliminimit nga Champions League në betejën me Atletico Madrid, 18-vjeçari ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi, i cili bëri thuajse të pamundurën në ndeshjen e djeshme, duke shënuar golin e parë të ndeshjes dhe dhuruar spektakël me topin në këmbë, nuk dorëzohet dhe betohet se do ta sjellë sërish Championsin në Barcelonë.
“Ne jemi Barça dhe do të kthehemi aty ku na përket. Prindërit më mësuan se fjala e një burri mbahet gjithmonë… Dhe ne do ta sjellim atë në Barcelonë. Ne dhamë gjithçka, por nuk mjaftoi.
Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit. Për të arritur në majë duhet të ngjitesh dhe e dimë që nuk do të jetë e lehtë ose nuk do të bëhet e lehtë për ne. Por të dorëzohesh nuk është një opsion”, u shpreh sulmuesi.









