BBC njoftoi se Gary Lineker do të rikthehet në drejtimin e programit të tij Match of the Day, pasi ai u hoq nga transmetimi për postimet e tij në Twitter që kritikonin politikën e migracionit të qeverisë.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Lineker dhe Drejtori i Përgjithshëm i BBC Tim Davie të hënën konfirmoi se korporata ka kërkuar falje dhe çështja tani është zgjidhur.
“Gary është një pjesë e vlerësuar e BBC-së dhe unë e di se sa shumë do të thotë BBC për Gary, dhe mezi pres që ai të prezantojë programin tonë këtë fundjavë,” tha Davie.
Ndërsa Lineker shtoi: “Më vjen mirë që kemi gjetur një rrugë përpara. Unë e mbështes këtë rishikim dhe mezi pres të rikthehem në transmetim.”
Lineker u kritikua nga politikanët konservatorë pasi me anë të një një postimi në Twitter krahasoi gjuhën e përdorur në politikën e re të qeverisë për emigrantët me Gjermaninë e viteve 1930.
Punonjësit e BBC duhet të jenë të paanshëm kur bëhet fjalë për çështjet politike, por 62-vjeçari mori gjithashtu një mbështetje të madhe publike.
BBC do të nisë një rishikim të pavarur në udhëzimet e saj sa i përket mediave sociale.
Program Match Of The Day këtë të shtunë zgjati vetëm 20 minuta pa intervista dhe komente në studio, me të ftuarit Ian Wright dhe Alan Shearer që u larguan në mbështetje të kolegut të tyre.