Edhe pse prej fillimit të “Big Brother Vip” janë konsideruar si dy kundërshtarë të përbetuar, por ditën e djeshme marrëdhënia mes Oltës dhe Luizit ka qenë si kurrë më parë.
Por, gjatë kësaj eksperience, “Vëllai i Madh” është kujdesur që t’i bëjë bashkë në disa lojëra të krijuara brenda shtëpisë.
Këtë herë “Big Brother” ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë dyshe të veshur me një bluzë të përbashkët deri në spektaklin e ardhshëm. Si rezultat Olta dhe Luizi janë bashkë. Nëse banorët do ta fitojnë këtë provë, çmimit të madh do t’i shtohen 20.000 euro.
Olta duket se po e shijoj këtë lojë, ku pasi fjeti në të njejtin krevat me Luizin, së fundmi e ka puthur dhe perkëdhelur “kundërshtarin” e tij.
“S’e pa Kiara, sa inat më erdhi…”, është shprehur aktorja dhe e ka puthur sërish që ta shihte e dashura e këngëtarit.
View this post on Instagram