Sali Berisha ishte në Elbasan për Ditën Verës ku uroi qytetarët dhe në fund kishte një mesazh politik për zgjedhjet e 14 Majit duke kërkuar mbështetjen për Luçiano Boçin.
“Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria. Elbasani sot është kryeqyteti i pelegrinazhit shqiptar dhe i meriton të gjitha nderimet.
14 Maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh për qytetar të parë një intelektual të shquar, një qytetar shembullor dhe politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin” tha Berisha.