Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore, Mirosllav Alleksiç ka thënë sot që partia e tij ka paraqitur dy iniciativa në Kuvend, e njëra prej tyre është edhe diskutimi për mbajtjen e një referendumi për propozimin evropian.
“Ne besojmë se qytetarët, si mbajtësit absolut e sovran të pushtetit në Serbi, duhet të pyeten në përputhje me Kushtetutën, nëse duan ta pranojnë planin,” u shpreh Alleksiç para gazetarëve.
Ai tha se pyetja në referendum duhej të ishte: “A e përkrahni pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes së propozuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ashtuquajturin plan franko-gjerman?”
Po ashtu, Aleksiç tha se partia e tij kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe se të gjitha partitë duhej të deklaroheshin se kush ishte për vendosjen e sanksioneve dhe kush ishte për propozimin evropian./Nacionale