-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat dhe misteri/ Si u arrestua shefi i RENEA-s te “Kodra e Pasanikëve”?

Kryesoret

Pasditen e sotme është arrestuar në Tiranë shefi i Stërvitjes te Reparti Special RENEA, Altin Morina, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative se 43-vjeçari po qarkullonte me një shumë të madhe parash në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

I trajnuar nga amerikanët, kush është shefi i RENEA-s që u arrestua për herë të dytë?

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi u bë te Kodra e Diellit, e njohur si zonë ku banojnë njerëz të njohur të biznesit dhe politikës. Por ku e mori këtë shumë?

Kush ia dha? Ai akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorim detyre”.

Kjo është hera e dytë që arrestohet Morina, pasi edhe në 2015 kur ishte pjesë e FNSH-së përfundoi në pranga pas një sherri.

“Ka 100 mijë Euro në makinë”! Kush e futi në kurth shefin e RENEA-s?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit