Operacioni i forcave RENEA në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka sjellë detaje të reja lidhur me hetimin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Shtatë urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të një hetimi për krime të rënda, ndërsa mes të dyshuarve janë Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj.
Dy prej personave të përfshirë në operacion kanë qenë të arrestuar më parë në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë.
Burimet konfirmojnë se ky operacion është ndërmarrë pas zbardhjes së një vrasjeje.
Aksion i gjerë policor në Vlorë, RENEA dhe forcat speciale rrethojnë një pallat









