-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me mijëra euro në “Audin” luksoz, kush e tradhtoi shefin e RENEA-s?

Kryesoret

Ditën e sotme është arrestuar Altin Morina shef trajnimi pranë repartit “RENEA”,  pasi ju gjetën 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund në makinë.

Policia bën me dije se Morina është vënë  pasi dyshohet për “pastrim të produketeve të veprës penale”, “fshehje e të ardhurave”, si dhe “shpërdorim detyre”.

Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.“, thuhet në njoftim e policisë.

Lind pyetja: Kush kishte dijeni për aktivitetin e paligjshëm të Morinës? Pasi nuk bëhet fjalë për një njeri të thjeshtë por një person me rëndi në radhët e policisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit