Dy vajza të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë rrëfyer vrasjen e 12-vjeçares Luisa, e cila u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në provincën federale të Palatinates të dielën, njoftoi policia të martën, raporton gazeta Bild.
“Pas marrjes në pyetje për herë të parë, vajzat kanë dhënë deklarime kontradiktore dhe pasi u morën në pyetje për herë të dytë, kanë pranuar krimin”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Koblenz.
Për momentin nuk dihet asgjë për motivin e këtij krimi, ndërsa po kërkohet edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Prokurori i shtetit Mario Mannweiler shpjegoi se të dyja vajzat nuk janë penalisht përgjegjëse për shkak të moshës së tyre.
Avokati i shtetit ka thënë se kjo është “çështje e veçantë penale”. 12-vjeçarja e vdekur u gjet të dielën në mëngjes pranë shtëpisë së saj në kufirin midis shteteve federale të Rheinland-Pfalz dhe North Rhine-Westfalia, në perëndim të Gjermanisë.