Asambleja e PS-së në Sarandë ka kundërshtuar kandidatin e propozuar nga i deleguari politik socialist Blendi Klosi për këtë bashki.
Një pjesë e anëtarëve të asamblesë kanë dalë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit aktual të bashkisë, Adrian Gurma duke kundërshtuar kandidaturën e Oltion Çaçit.
Gjatë mbledhjes, përveç Adrian Gurmës dhe Oltion Çaçit, janë propozuar edhe emrat e Gjergji Mërkurit dhe Dhonat Kotes, si kandidatura të mundshme.