Partneritetet Publiko-Private (PPP) po bëhen gjithnjë e më shumë një mjet i rëndësishëm për disa vende të Ballkanit Perëndimor për të zvogëluar boshllëqet e tyre në infrastrukturë.
Por mungesa e legjislacionit dhe zbatimi i dobët të tij mund t’i ktheje këto projekte në një rrezik për stabilitetin fiskal, evidenton FMN.
Studimi krahasimor vë në dukje se Shqipëria ka bërë përparime në kuadrin ligjor të kontratave PPP në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe gjithashtu ka një tavan për financimin vjetor të tyre, por procesi është i politizuar.
Praktikat kanë treguar se ekonomia ka përfitime kur projektet PPP janë të ideuara dhe të zbatuara mirë, por ato mbartin gjithashtu një potencial për rreziqe të mëdha fiskale dhe rritje të kostove nëse nuk menaxhohen mirë.
Njësitë publike të PPP-ve të krijuara në vendet e Ballkanit Perëndimor ndryshojnë në rolet që luajnë. Në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Serbi, njësitë PPP ndihmojnë autoritetet në përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve PPP përmes mbështetjes teknike.
Në Shqipëri njësia e PPP-ve është në varësi të Ministrisë së Financave, por nuk është zyrtarisht i mandatuar me funksione të menaxhimit fiskal. Në Maqedoninë e veriut njësitë PPP duket se kanë role këshilluese./Monitor/