-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zhytur në skandale korruptive, Financial Times: Imazhi i Ramës i njollosur brenda dhe jashtë vendit

Kryesoret

Financial Times përmes një artikulli thekson se kryeministri shqiptar, Edi Rama është tërhequr zvarrë në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Por nxitja për të bërë këtë shkrim të zgjeruar ka ardhur nga një raportim i para disa ditëve nga Financial Times për skandalin e kamerave të krimit në Shqipëri.

Ata që ndjekin mediat ndërkombëtare, e dinë mirë se ky skandal ka shokuar opinionin publik botëror, pasi ka nxjerrë në pah faktin se Shqipëria e Edi Ramës është në duart e mafias. Këtë gjë thekson edhe Financial Times.

Sipas saj, fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë e Ramës u bë e qartë në mënyrë spektakolare gjatë muajit të kaluar. Gazeta thekson se policia hoqi qindra kamera sigurie të vendosura nga kriminelët- një rrjet i gjerë spiunazhi për të monitoruar forcat e rendit dhe rivalët.

Madje edhe pas masakrës së fundit në Tiranë, ku u hap zjarr në një kafene plot me njerëz, u mësua se policia kishte hequr kamerat e vendosura nga eksponentë të krimit.

Në shkrimin e saj, Financial Times publikon edhe një foto. Aty shihet një kamera sigurie, e vendosur nga trafikantët e drogës për të monitoruar plantacionet e kanabisit.

Grupe kriminale kanë pajisje moderne për monitorim gjatë natës, me aftësi për të dalluar fytyrat dhe targat.

Në fund, gazeta e mbyll duke thënë se kjo është arsyeja pse shqiptarët po largohen masivisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit