Një tjetër konflikt mes Luizit dhe Kiarës, ka përfshirë të gjithë ndjekësit e këtij formati, por edhe të çiftit. Gjithçka nisi kur Luizi u sëmur me dhimbje koke, e duket se Kiara jo vetëm që nuk u kujdes për të, por edhe qeshte.
Nga ana tjetër, ka qenë Olta, rivalja e tij më e madhe në lojë që është kujdesur për këngëtarin gjatë kësaj periudhe delikate. Kaq ka mjaftuar, që debati fillimisht të shpërthejë mes dy vajzave.
Pas përfundimit të lojës siameze, ka pasur shumë reagime. Por, duket se këtë lojë me shumë interes e ka parë edhe nëna e këngëtarit. Pas reagimit të saj, pak javë më parë, me një letër drejtuar të birit, mamaja e Luizit ka qenë përsëri prezente me një mesazh, nëpërmjet mesazheve të “Big Love”.
“Çapaculat e nënës, jeni shumë të mirë Zoti ju ruajt. Ka Zot lart që bëri bashkë Luizin dhe Oltën. Jeni shumë të mirë, më keni kënaqur”.
Ky mesazh nga mamaja e tij, që jeton në New York, ka sjellë jo pak emocion për këngëtarin, por edhe banorët e tjerë. Megjithatë, ajo që ra në sy të fansave, ishte fakti se ajo kishte zgjedhur mos ta përmendte Kiarën, në këtë mesazh të dërguar.
Në rrjet nuk kanë munguar edhe komentet “Kiara left the chat”, pasi kanë ndjekur videon me mesazhin e dërguar. Edhe vetë moderatorja nuk e ka pritur mirë faktin që nëna e këngëtarit zgjodhi mos ta përmendte në mesazhin e saj.
Ndryshe nga familjarët e Kiarës, që kanë zgjedhur të reagojnë, familja e Luizit është treguar më e tërhequr për të folur rreth kësaj dysheje.