Imitimi i Kristit e futi më shumë se ç’duhet Dean në rol. Ajo në rolin e Kristit dhe Elvisi në rolin e Keisit, ishin një nga çiftet që krijuan të qeshura pafund dhe batuta të shumta në shtëpi.
Dea e mori shumë seriozisht sfidën, kjo ndoshta për shkak se Vëllai i Madh komunikoi përmes një zarfi se tre banorët që e kryejën më së miri këtë sfidë, do kenë mundësinë t’i kërkojnë Big Brother një dëshirë.
Kristi dhe Fotini të cilët ishinë në rolin e Qetsorit dhe Oltës, qëndruan thuajse së bashku, duke qenë se Olta krijoi menjëherë afrimitet me Qetsorin, kur ai hyri në shtëpi.
Bisedat që ata shkëmbyen me njëri-tjetrin, ishin thuajse njësoj si të fliste Olta dhe Qetsori.