Shqipëria pritet që të përfshihet nga një moti i keq me reshje nga veriu në jug. Në bazë të parashikimit të Kapintenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe forca e detit do të shkojë deri në 7 ballë.
Referuar dhe komunikimeve me autoritet detare italiane dhe situatës më të përkeqësuar në krahun tjetër të Adriatikut, do të anulohet lundrimi i trageteve nga/drejt Portit të Barit, të cilët ishin parashikuar për lundrim nga/drejt Portit të Durrësit mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimit mbrëmjen e sotme(nisja ora 19:00).