Vrasja e banakieres Mimoza Paja ka tronditur opinionin publik, ku reagimet ishin të shumta. Një ndër personazhet që ka reaguar është edhe këngëtari Alban Skënderaj.
Artisti shpreh se se është “e padrejtë mënyra se si iku ky engjëll i pafajshëm”. Ai shkruan se 58-vjeçarja dha shpirtin duke sakrifikuar e punuar për familjen dhe u shpërblye me një plumb.
“Sa dhimbje, sa e padrejtë, mënyra se si shkoi ky engjëll i pafajshëm. Dha shpirtin duke punuar e sakrifikuar për të mbajtur familjen në mënyrë të ndershme dhe pse në kufijtë e mbijetesës, e në fund u shpërblye me një plumb. Nuk pashë shumë postime për ty në rrjetet sociale e dashur. Qoftë edhe vetëm të shprehnin dhimbjen dhe ngushëllimet. Fundja këta jemi “peng të dramës regjisore”. Prehu në paqe Mimoza!”, shkruan Alban Skënderaj.