Paraditen e sotme është arrestuar Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës.
Sipas raportimeve në media së bashku me Allën janë shoqëruar në polici edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.
Alla akuzohet pikërisht për abuzim me tenderat publikë dhe korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.