Mimoza Paja është 58-vjeçarja që u vra padrejtësisht mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Ajo punonte si kamariere në një lokal në Don Bosko, ndërsa pranë saj, me të qëndronte mbesa e mitur, vetëm 10 vjeç, që iu mbijetoi mrekullisht breshërisë së plumbave.
Por në një intervistë televizive për emisionin “Pa Gjurmë”, vajza e Mimoza Pajës ka hedhur poshtë këto lajme duke deklaruar se vajza jetonte me gjyshen pasi e donin shumë njëra-tjetrën, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo e kishte braktisur.
“Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe janë dashur aq shumë me njëra tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet”
Gjithashtu në lidhje me ngjarjen ka folur edhe djali i së ndjerës Sajmir Paja i cili po ashtu ka mohuar deklaratat se mamaja e tij jetonte me borxhe.
Sajmiri ka treguar se në momentin që ka ndodhur ngjarja, nëna e tij, Mimoza nuk ka qenë në orar pune te lokali në ‘Don Bosko’ i Fatjon Muratit, por kishte shkuar për të marrë një kafe, pasi nuk donte që të rrinte në shtëpi.
“Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte”, ka rrëfyer Sajmiri.