-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja McGonigal/ Crawford: Qeveria Rama u hoqi naftën amerikanëve dhe ua dha rusëve

Kryesoret

Gazetari amerikan, Zev Shalev, ish-producent dhe reporter i rrjetit CBS, në emisionin e tij investigues ‘Narativ’, sjell të tjera akuza të forta ndaj Charles McGonigal.

Gazetari amerikan thekson se gjatë vizitave të shumta në Shqipëri, agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal kultivoi një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Kjo rezultoi në një ryshfet prej 225 mijë dollarësh, paguar për McGonigal,” shprehet ai.

Por më pas, vijnë akuzat bombastike. Sipas tij, pas skemës që synon të ‘pastrojë’ naftën ruse, duke e maskuar si naftë nga vendet e tjera, mund të qëndrojë Charles McGonigal.

“Kur muajin e kaluar u kap një cisternë me naftë me flamur liberian me naftë ruse të sanksionuar në Shqipëri, pati spekulime se mund të jetë përfshirë McGonigal,” tha ai.

Analistët në Tiranë spekulojnë se McGonigal, bashkë me Mark Rossini-n dhe Shefqet Dizdari, kanë ngritur një firmë ligjore për të maskuar këtë kontrabandë me naftën ruse, sikur vjen nga një vend tjetër, tha gazetari, duke iu referuar kompanisë Law Office & Investigation të ngritur nga treshja.

“Dizdari nuk është i panjohur për marrëdhëniet me rusët, ai ka punuar me Gazprom në vitin 2017, për të nacionalizuar tre fusha nafte amerikane,” thekson Shalev.

Sipas tij, McGonigal u bë sekseri i dallavereve i kryeministrit shqiptar, teksa ishte në listën e pagesës të Oleg Deripaskës. “Ai është i lidhur me shumë gjasa me një skemë multimiliona dollarësh për të pastruar naftën ruse,” thekson gazetari.

I ftuar në emisionin e Zev Shalev ishte Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ai bëri disa rrëfime të forta, duke treguar se si fushat e naftës iu hoqën amerikanëve për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom.

Sipas Crawford, “përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017.

Në janar 2017 nisën të shtetëzojnë fushat e naftës. Qëllimi ishte që ato të kalonin në duart e dy kompanive austriake, të cilat shërbejnë si mbulim për Gazprom. Dy kompanitë në fjalë janë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe”.

Ai tregoi se si Damian Gjiknuri, në atë kohë ministër i Energjetikës, shkoi në Kongresin e SHBA në vitin 2018 dhe u tha të bëjnë kujdes me rusët, ndërkohë që kur u kthye, ua dha fushat e naftës pikërisht rusëve të McGonigal.

“Ministri i energjisë shkoi në SHBA në shkurt të vitit 2018 dhe i tha Kongresit amerikan se duhet të kemi kujdes me rusët. Pra, përfundoi duke i thënë amerikanëve, ‘hej bëni kujdes me rusët’ dhe më pas kthehet dhe ia jep fushat e naftës kësaj firme.

Në këtë kohë McGonigal kishte dalë në pension në FBI dhe kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në një nga këto rastet, madje mori një medalje nga ministri i energjisë, që u postua në Facebook, për shërbimin e tij ndaj vendit.

Më pas formuan një kompani në Shqipëri, McGonigal si anëtar menaxhues, me Rossinin, Nezën dhe Dizdarin. Dhe në fakt i morën fushat e naftës. Por situata u komplikua sepse konkurrentët e tjerë e sfiduan këtë vendim në gjykatat vendase,”- tha Crawford.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit