-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Francezët sërish në shesh kundër reformës së pensioneve, policia i pret me lotsjellës

Kryesoret

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Place de la Concorde në Paris pas demonstratave që po bëhen kundër rritjes së moshës së daljes në pension.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë protestuesit që godasin me gurë policinë. Më shumë se 7 mijë demonstrues u mblodhën në sheshin e Parisit në protestë.

Siç raportojnë mediat e huaja, tashmë policia po largon protestuesit nga sheshi.

Linjat e policisë me mburoja dhe shkopinj përparuan drejt sheshit, ndërsa të tjerët hodhën topa uji pasi një zjarr u ndez në mes të rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Demonstruesit u mblodhën në protestë pasi kryeministrja, Elizabeth Bourne njoftoi më herët sot se qeveria e saj do të zbatonte reformat e pensioneve duke shfrytëzuar një të drejtë kushtetuese pasi qeveria e pakicës që ajo drejton nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme nga Partia Republikane Konservatore në opozitë.

Politikani i ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon pohoi se ligji “nuk ka legjitimitet”. Ai e përshkroi vendimin e presidentit francez, Emmanuel Macron si një “dështim spektakolar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit