-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja në burg, burri: I çova foshnjën në takim, kur ia mora nga duart më këputi shpirtin

Kryesoret

Shumë shpejt pritet që të marrë zgjidhje çështja e 25-vjeçares Diana Bahçja e cila u burgos sapo doli nga materniteti me akuzën e braktisjes së fëmijës së parë. Pas ngritjes së problemit në media nga bashkëshorti i dytë dhe familja, avokati depozitoi ankimin dhe tashmë pritet që të vendosë gjyqtari.

Ligji parashikon që dënimi të shtyhet nëse nëna është shtatzënë ose fëmija nuk ka mbushur një vit. Në një lidhje telefonike nga burgu në “Good morning Albanians” Bahçja tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë.

Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas, tregon se prej një jave kujdeset i vetëm për fëmijën e tij të porsalindur. Ai thotë se ia ka çuar foshnjën në burg nënës dhe momenti i ndarjes kishte qenë shumë i dhimbshëm. Diana Bahçja u arrestua tetë ditë pasi lindi foshnjen pasi ishte dënuar nga gjykata me gjobë.

3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj.

Skandali/ Policia ndau foshnjën nga nëna, Avokati i Popullit për “5pyetjet.al”: Nuk duhet të arrestohej

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit