Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi dje bashkimin e dy kërkesave, PD-së zyrtare me kryetar Lulzim Bashën që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj për kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore për regjistrimin në zgjedhje.
Por edhe kërkesën e të Sali Berishës që kërkon rrëzimin e vendimit të Ilirjan Celibashit që njohu kryetar Bashën. Fillimisht u vendos që për kërkesën e Berishës, relator të ishte Ledio Braho, por me bashkimin e dy kërkesave do të jetë Koli Bele.
Seance publike do të zhvillohet sot në orën 12:00. Relator është Koli Bele. Shqyrtimi i ankesave bëhet imediat, pasi sot në mbrëmje skadon edhe afati i regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.