-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama e nis ditën me pamjet nga Vjosa: Ditë të mbarë me Parkun e ri Kombëtar!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën e sotme me pamje nga lumi Vjosa. Rama shkruan se iu uron ditë të mbarë të gjithëve me Parkun më të ri Kombëtar.

“MIRËMËNGJES dhe me Parkun Kombëtar të Vjosës ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Rama ishte në Tepelenë ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e Vjosës si Park Kombëtar.

Fushata për mbrojtjen e Vjosës mori një shtysë kur Leonardo DiCaprio postoi në lidhje me të në Instagram në vitin 2019, duke thënë:

“Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës: por për sa kohë?”

Me vendim të Këshillit të Ministrave Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa.

Vjosa Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike!

E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë.

Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit