-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Bashkë Fitojmë’, del logo e koalicionit të Berishës me aleatët/ Zbardhet marrëveshja!

Kryesoret

“Bashkë Fitojmë” është logoja me të cilën koalicioni i Sali Berishës me aleatët e tij do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Bashkë me emrin u publikua edhe logoja zyrtare. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”.

Logoja është dy duar të shtrënguara me ngjyrat rozë dhe blu. Ky koalicion udhëhiqet nga Partia e Lirisë, nën logon e së cilës do të prezantohen dhe kandidatët e “Foltores” të dala nga Primaret e zhvilluara nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.

“Vendosëm të formojmë një koalicion opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Emri i koalicionit është ‘Bashkë Fitojmë’. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë ‘BF’. Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj. Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është Partia e Lirisë”, thuhet në marrëveshje.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ është vendosur edhe sigla e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Përfaqësuesi i PL-së, Endrit Braimllari, dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit. Ai u shpreh për gazetarët se ky koalicion bashkon të gjithë qytetarët.

Kurse përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ledio Nuraj, theksoi se kjo kërkesë do të pranohet nga KQZ pasi PD është partia më e madhe opozitare.

Te partitë përbërëse të koalicionit vërehet dhe emri i Partisë Demokratike, shënuar nga Sali Berisha, i cili kërkon që të përfaqësojë këtë forcë politike në zgjedhjet vendore. Aprovimi i këtij koalicioni që mban dhe emrin e PD-së, do të kalojë për shqyrtim në KQZ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit