Mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Greqi, mbeti viktimë Atleti shqiptar, Denis Gjura.
Mediat greke shkruajnë se 25-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjeti e tij kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafik-ndarësen në Patra, duke humbur jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekja e të riut nuk ka qenë një humbje e madhe vetëm për sportin por edhe për familjen dhe miqtë.
Miqtë e 25-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen për humbjen e rëndë. “Kampioni im, Zoti të pranoftë. Lamtumirë, vëllai im i mirë”, shkruan një nga miqtë e tij në rrjetet sociale.