-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen mesazhet e dashurisë dërguar bosit të mafies, Matteo Messina Denaro!

Kryesoret

Një çift bashkëshortësh, që strehonin bosin e mafies siciliane, Matteo Messina Denaro, janë arrestuar nga policia. Në pranga kanë rënë 50-vjeçari Emanuele Bonafede (kushëri i Andrea Bonafede që i dha identitetin e tij Messina Denaros) dhe bashkëshortja e tij Lorena Lanceri, 48 vjeçe.

Çifti akuzohet se kanë mikëpritur Matteo Messina Denaro në shtëpinë e tyre, deri një ditë përpara se të arrestohej. Sipas prokurorisë italiane, ata e kanë ndihmuar kumbarin e Cosa Nostra që të mbante kontakte me njerëzit e tjerë, “veçanërisht me personat e dashur”. Gjithashtu hetuesit akuzojnë çiftin se i kanë dhënë Matteo Messina Denaro ndihmë të pakushtëzuar.

Në kamerat e sigurisë në qytet dhe në lëvizjet e makinës tip Giulietta të përdorur nga Messina Denaro gjatë udhëtimeve të tij, u zbulua se mafiozi gjatë javëve të fundit para arrestimit kishte shkuar në shtëpinë e çiftit pothuajse çdo ditë.

Ndërkohë është zbuluar një letër që Lorena, vajza e një prej bosëve të krimit në Itali, i ka dërguar Messina Denaros, ku ajo zbulon ndjenjat për të.

“E bukura e jetës sime ishte që të takova, sikur fati më bëri një dhuratë. Ajo dhuratë je ti (e shkruar me te kuqe) Mendoj se çdo femër qe te ka pranë ndihet veçantë. Me ty ndihem i mbrojtur, ti më bën të ndihem mirë, më bën të buzëqesh me batutat e tua dhe e adhuroj ironinë tënde, njohuritë dhe inteligjencën tënde të pamasë. Mendoj se dikush atje lart donte që të takoheshim për çdo të keqe që kisha kaluar për shkak të poshtërimit. Të të njihja ty ishte privilegj dhe më vjen keq për ata që nuk mundën. E di, të dua dhe siç them gjithmonë një e mirë që vjen nga brenda”, shkruan ajo, me pseudonimin Diletta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit