Mbërrin në gjykatë Svetlana Timofeva, shtetasja ruse, e cila akuzohet për spiunazh pasi në gushtin e vitit që lamë pas, ajo bashkë me dy shtetas të tjerë të huaj, tentuan të futen në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në këtë seancë diskutohet ekstradimi i saj drejt Rusisë. Timofeva i ka kërkuar trupës gjykuese të mos e ekstradojnë pasi atje jeta e saj është në rrezik.