-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tenderi 3 milionë Euro për shokun që “dogji” kryebashkiakun socialist

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u arrestua dy net më parë. Ai së bashku me 10 zyrtarë të tjerë të bashkië janë në qeli, ndërsa dy janë në arrest shtëpie. Por për çfarë akuzohet? Sebep është bërë një tender 322.439.000 lekë të reja për ndërtimin e një ujësjellësi.

SPAK thotë se ka rezultuar se dosja e tenderit është kopsitur në mënyrë të tillë që ta fitonte bashkimi i operatorëve “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Në një kohë që nga hetimi, SPAK thotë se ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga firma “OE 2AF Albania shpk”, e Aqif Koneshës, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë.

Veprimet, Lefter Alla akuzohet se i ka bërë me nënkryetarin dhe punonjësit e tjerë të prokurimeve dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që u arrestuan.

“Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim Lefter Alla me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij.

Duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Objekti ishte “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë” thotë SPAK.

Të arrestuarit;
Lefter Alla
Enkeleda Lleshi
Rubin Kola
Erion Isaku
Leonard Daci
Arsen Gjoka
Kujtim Zogu
Denis Xholi
Rasim Daci
Dalo Gazidedja
Aqif Konesha

Arrest në shtëpi
Kastriot Ibrahimaj
Ana Nishku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit